Ligjëratë ekskluzive e artistit gjerman Stephan Kaluza në Universitetin e Arteve në Tiranë
Sot në Universitetin e Arteve, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, nën kujdesin e Rektorit të UART, Prof. Dr. Erald Bakalli, u realizua në Lektoriumin e Fakultetit të Arteve të Bukura një Ligjëratë ekskluzive nga artisti gjerman Stephan Kaluza e titulluar: “Mekanizma të dëshirës krijuese”.
Në ligjëratën e tij të pasuar nga një intervistë, artist nga Düsseldorfi, me mbi 30 vite përvojë në tregun e artit dhe përvojën e tij si artist pjesë e koleksioneve dhe muzeve të njohura, hodhi dritë mbi disa pyetje esenciale si: 
-
Çfarë sfondi teorik e filozofik e përcakton artin bashkëkohor?
-
Si ndërthuren përmbajtja dhe ekonomia në procesin e krijimit të kuptimeve dhe vlerave?
Në ligjëratë u trajtua një nga momentet më të rëndësishme në karrierën e një artisti, shitja e vepra dhe se si duhet të veprojnë artistët brenda këtij tregu. Vëmendja nuk u përqendrua vetëm te produktet e gatshme të tregut të artit, por edhe te mekanizmat e krijimtarisë të një tregu global që shtrihet nga Baseli në Londër e deri në Nju Jork.
Eventi i bë i mundur në sajë të bashkëpunimit midis Universitetit të Arteve dhe Ambasadës Federale Gjermane, në prezencë të Referentit për Shtypin dhe Kulturën Z. Jan Maibom, Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Gjermani, Prof. Dr. Thomas Druyen si dhe stafi mbështetës i ambasadës.
Gjuha e aktivitetit ishte Gjermanisht, me përkthim në shqip, nga Alba Tahiri.
This post is also available in: German

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!